Ish-anëtarë i Këshillit Kombëtar të PD, Ibsen Elezi, i ftuar në Report Tv zbuloi sorosianët e Kuvendit të rithemelimit të Partisë Demokratike, të cilët sipas tij janë Eno Bozdo, Genc Pollo dhe Tritan Shehun.
"Unë do tregohem i kujdesshëm, kam folur me emra. Ka shumë njerëz kanë që kanë çeduar në karrierën e tyre politike dhe këta njerëz patjetër që kur behën pjesë e një komisioni duhet të kenë argumente shumë të forta. Në këto momente fryma është sorosiane. Disa prej sorosianëve m të mëdhenjë të Kuvendit të sotëm janë Eno Bozdo, Genc Pollo, Tritan Shehun.", specifikoi ai.
I pyetur nëse e ka menduar që zgjedhja më e mirë pas 30 vitesh të jetë Sali Berisha, Elezi tha se është një minus i madh për Partinë Demokratike.
"Mbas 30 vitesh, të jetë Sali Berisha zgjedhja më e mirë është një minus shumë i madh për partinë tonë. Si Berisha, ashtu edhe Basha. Berisha e sfumoi konkurrencën, ndërsa Basha e shkeli atë. Konkurrenca është ligji i natyrës, ajo sjell progres, prandaj sistemet komuniste dhe diktatoriale rrëzohen, kjo është arsyeja.", tha ai.



















