Ilir Meta i përgjigjet Ramës: Je autor i vrasjes, kërkon të bësh viktimën si me Klodian Rashën

3 Gusht 2022, 13:31

Kreu i Partisë së Lirë, Ilir Meta iu përgjigj kryeministrit Edi Rama për ngjarjen tragjike në Himarë duke thënë se kërkon të bëjë viktimën si me rastin e Klodian Rashës por është “autori i vrasjeve me arrogancën e tij”. Ndër të tjera tha pretendon se Rama nuk ka lënë njeri në Shqipëri pa gjobitur për ti mbajtur nën presion dhe shantazh. Reagimi i Metës erdhi pasi në një reagim në Twitter, Rama tha se e gjithë revoltat është nxitur nga nongratat dhe nga ata me identitet të dyfishtë.

 

    No videos found.