Inceneratorët/ Basha: I kapa me presh në duar, por më sulmojnë mua! Rama përgjegjës për vjedhjen e 430 mln eurove, ministrat nuk ia morën pa ditur ai asgjë

27 Shkurt 2022, 14:47 | Përditesimi: 27 Shkurt 2022, 17:49

Kemi dy ministra të Edi Ramës në burg, por në veçanti sa i takon Kokës puna vetëm sa ka filluar. Hetimi tregoi sesi modeli ynë i kateve, punës konkrete, përkushtimi për interesin e qytetarëve, punajonë ka filluar të jap rezultat. Kjo e ndan edhe nga modeli tjetër. Unë ta kap me presh në duar duke vjedhur 420 mln euro, ti shpif për mua. Ne këto sulme s’na bëjnë përshtypje, se këto sulme nga ata që janë kapur me presh në duar duke vjedhur nuk janë gjë tjetër veçse certifikata që po punojmë. Betejat e shumta që kemi zhvilluar ndër vite na kanë dhënë fuqinë të ndërtojmë një program në çdo fushë të jetës.(...)Raportin përfundimtar tregon qartë s eca ka ndodhur, këtu një lopë vidhet dhe e merr vesh gjithë komuna, atij i paska vjedh 430 mln euro ministrat pas shpine dhe nuk paska dit gjë”, tha Basha.

r.k./Shqiptarja.com