Kreu i Kabinetit të LSI, Erjol Braimllari i cilësoi tre inceneratorët si afera korruptive që përmbajnë në vetvete shkelje legjislative dhe financiare.
I ftuar në ‘’5 pyetje nga Babaramo‘’ me gazetarin Ilir Babaramo, Braimllari tha se përgjegjësit e inceneratorëve duhet të ndëshkohen. Sipas tij në Fier përveç arrestimit të ish-ministrit Lefter Koka dhe deputetit Alqi Bllako, duhet të ishte vënë në pranga edhe kryetari i Bashkisë, Armando Subashi.