Inceneratori i Tiranës, Veliaj: Kush ka bërë gabime në këtë procedurë të mbajë përgjegjësi

12 Gusht 2023, 12:56

Çfarë do të ndodhë me mbetjet dhe inceneratorin e Tiranës. Veliaj për Report TV thotë se administratori foli qartë. Sot me administratorin shtetëror kemi vendosur raport të ri dhe në momentin që të kuptojnë ritmin e punës do të kemi lehtësira.

“Tirana e plehrave kapicë e zhulit dhe vend i pazot nuk kthehet më.Bashkia e Tiranës ka respektuar vetëm ligjin në këtë proces.  Dërgonim kamionët tek trau dhe fusnin në landfill.E gjithë alibia që duhet të mblidhet këshilli bashkiak për tokën bie poshtë pasi shteti e ka pasur gjithmonë në listën e aseteve. I kemi bërë pagesat sic kemi bërë më parë.Kush ka bërë gabime në këtë procedura duhet të mbajë përgjegjësi. Detyra ime është të pastroj qytetin. E kemi bërë pa rritur taksën  që është sic ka qenë në kohën e Edit kryebashkiak", tha Veliaj.