Incidenti i Ramës, Vokshi: Cenim i integritet fizik, të hartojmë rezolutë kundër dhunës vajzave gazetare

21 Mars, 11:00

eputetja e opozitës Albana Vokshi ka reaguar për incidentin mes Ramës dhe gazetares Ambrozia Meta. Vokshi i bëri thirrje kuvendit që të hartojnë një rezolutë në mbështetje të gazetareve që janë në detyrë.

“Akt shantazhesh, akt i cenimit të integritetit fizik ndaj një gazetarja. Pasi e lëshuan nervat nga pyetjet e ambrozia metës, Rama guxoi që pas dhunës verbale të cenonte integritetin fizik të saj. Është një gjest prej burracaku, prej të paburri. Kush është ai që të prekë vajzat, gazetaret në detyrë. Ndjej një keqardhje që asnjë nga deputetet e kësaj ane nuk guxoi të solidarizohet me një vajzë gazetare. Asnjë ministre nuk e hapi gojën, të gjithë heshtën. Do kërkoja që gratë deputetet të mblidheshin sot, të miratohej një rezolutë në mbështetje të gazetareve që janë në detyrë. Ta hartojmë dhe ta miratojmë po sot do ishte në nderin e këtij parlamenti. Askush nuk duhet të ngrejë dorë ndaj vajzave gazetare”, tha Vokshi.