Incidenti në Kuvend/ Bashës i ngel karrigia në dorë, shpërthen në të qeshura me Tabakun

4 Prill, 18:00

Një incident i ka ndodhur kryetarit të Partisë demokratike, teksa po ulej në vendin e tij në Kuvend. I pozicionuar krah deputetëve Jorida Tabaku dhe Gazment Bardhi, Bashës i ngeli pjesa mbështetëse e karriges në dorë.

Ky moment ka mjaftuar për të shkrirë akujt mes dy ish-të besuarve të tij Jorida Tabakut dhe Gazment Bardhit, të cilët nuk e mbajtën të qeshurën. Tabaku shkëmbeu edhe disa fjalë me Bashën.