Integrimi në BE/ Ambasadori gjerman dhe ambasadorja franceze: Po punojmë që konferenca e parë ndërqeveritare të mbahet brenda presidencës sllovene

11 Nëntor 2021, 13:11 | Përditesimi: 11 Nëntor 2021, 13:11

Ambasadori gjerman dhe ambasadorja franceze, deklaruan sot nga qyteti i Korçës se po punojnë për të bërë të mundur realizimin e konferencës së parë ndërqeveritare Shqipëri-Be brenda presidencës sllovene. Ato ndodhet sot në Korçë në kuadër të aktivitetit të mbajtur në nder të ushtarëve francezë të rënë në luftën e parë botërore. Ambasadorja franceze Elisabeth Barsacq tha se shqetësimi i momentit është që ne të arrijmë të organizojmë konferencën e parë ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

 

r.k./Shqiptarja.com