Integrimi në BE, Gonzato: Reforma në drejtësi të jetë e pakthyeshme! Shqipëria, mundësi historike për t’u bërë anëtare e BE

11 Dhjetor, 17:19

Ambasadori i delegacionit të BE në Shqipëri, Silvio Gonzato thotë se integrimi i Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor është në krye të përparësive të unionin. Në një takim të organizuar nga Kuvendi “Shqipëria 2030 në BE”, Gonzato tha se Shqipëria ka një mundësi historike para, për t’u bërë pjesë e BE. Gonzato theksoi se reforma në drejtësi duhet të jetë e pakthyeshme.

Integrimi i Ballkanit në BE mbetet në krye të përparësive të BE në të ardhmen e afërt. Udhëheqje e re që ka marrë detyrën më 1 dhjetor e rikonfirmoi mjaft qartë. Ribashkimi i Evropës është bërë pjesë përbërëse e vizonit për një Europë më të sigurt, qëndrueshme dhe të begatë. Procesi bazohet në meritë dhe se demokracia e sundimi i ligjit do të mbeten shtylla e tij. Nëse kandidatët do japin rezultate, BE do jetë aty.

Shqipëria ka një mundësi historike para, perspektiva e vendit tuaj për tu bërë anëtarë të BE është reale. Institucionet kanë përgjegjësi të mobilizojnë të gjitha burimet për të ecur para në mënyrë vendimtare. Dy muaj më parë çelëm bisedimet për grupkapitullin e themeloreve. Kjo nënkupton se institucionet shqiptare duhet të japin rezultate për një grup reformash që përbëjnë shtyllën për integrimin në BE. Pas një viti shpenzuar me autoritet shqiptare, duke analizuar kuadrin ligjor, BE ka përcaktuar qartë se kush janë reformat që udhën arritur në këto fusha. Fokusi kryesor i Shqipërisë është ti zbatojë këto reforma.

Ky nuk është proces ku plotësojmë disa kuti, kur BE monitorin progresin në raport nuk sheh vetëm strategjitë, por nëse reformat janë zbatuar, masat janë ekzekutuar. Ne jemi për të ndihmuar financiarit dhe për të siguruar që teknikisht është kështu. Reformat kërkojnë diskutime të pjekura politike mes palëve, konsultime me shoqërinë civile. Parlamenti ka rol kritik në anëtarësimin në BE, forumi i debatit poltik por edhe rolin mbikëqyrës të qeverisë. Rruga është e qartë, na duhet së bashku të mbetemi të përqendruar.

Parimi udhëheqës duhet të jetë pakthyeshmëria e reformës në drejtësi. Shqipëria është angazhuar qartë të forcojë pavarësinë e magjistratëve dhe sistemi prokurorisë e gjyqësor për të konsoliduar llogaridhënien në të gjitha nivelet. Është thelbësore që ekuilibrat institucionalë ekzistues dhe ndarja e pushteteve të garantohen plotësisht.

Mirëpres miratimin e strategjisë kundër korrupsionit dhe jam krenar që kemi ndihmuar. Ata mund të mbështeten në shumicën dërrmuese të qytetarëve shqiptarë, ku është proces mbarëshoqëror, transformues.

    No videos found.