Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në takimin e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion për mbylljen e fazës së parë të projektit për zbatimin e planit për integrimin europian Shqipëria 2030 në BE u shpreh se Kuvendi i Shqipërisë për natyrën kushtetuese që ka, është i vetmi institucion që ka të drejtën dhe detyrën t’i thërrasë të gjithë
“Avancimi ynë drejt përfundimit të negociatave të jetë uniformë. Cili është vendi, inssitucioni në këtë republikë që mund t’i mbledhë të gjithë rreth këtij misioni, dhe qytetarët të jenë të garantuar që asnjë institucion nuk i tradhton ata, që ta shohin Shqipërinë në Bashkimin Evropian?!
Ky institucion është Kuvendi i Shqipërisë për natyrën kushtetuese që ka, është i vetmi institucion që ka të drejtën dhe detyrën t’i thërrasë të gjithë. Në procesin e vet, të kërkojë edhe hesap, të krijojë rezoluta. Kështu është funksioni. Ky është institucioni që garanton procesin”, theksoi Rama.