Integrimi në BE, Zef Bushati: U komplikua puna se filluan të dalin në pah interesat e politikanëve! Kashahu: Merkel dha sinal se po refuzohemi sërish

4 Dhjetor 2020, 22:07

Ecuria e vendit tonë drejt integrimit në BE, është tema e sotme në emisionin "Pa Protokoll", ku në fokus janë qëndrimet e fundit të ndërkombëtarëve.

Zëvendës ministri i integrimit Zef Bushati lidhur me problematikat tha se ato vijnë për shkak se të gjitha palët politike në vendin tonë kanë ndjekur interesat personale.

Ndërkaq edhe Arben Kashahu, sekretar për marrëdhëniet me jashtë në PD, ka thënë se deklarata e kancelares gjermane Angela Merkel ka qenë një sinjal i qartë, që sipas tij Shqipëria po refuzohet sërish.