Interpelanca me Kumbaron, Zhupa: Po betonizoni zonat e mbrojtura, qofteri në Butrint. Ministrja më duargjatë, keni dhënë 5,8 mln m2 tokë

19 Dhjetor 2024, 10:52

Po mbahet interpelanca me ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, e kërkuar nga deputetja e PD, Ina Zhupa. Ligjvënësja akuzoi qeverinë dhe ministren se po betonizon me ligje zonat e mbrojtura duke ia dhënë investitorëve strategjikë klientelistë dhe gaztorëve të pushtetit.

Madje ajo hodhi dyshime se Kumbaro u bë ministre për qëllimin e vetëm për t’i prishur zonat e mbrojtura, duke e quajtur “ministren më duargjatë”.