Ish-drejtuesit e UÇk në Hagë/Trump apo biden në Shtëpinë e Bardhë/COVID drejt izolimit

8 Nëntor 2020, 07:27

Për ish-ministrin e Jashtëm Aldo Bumçi, çështja e Kosovës si dhe negociatat me Serbinë nuk mund t'i atribuohen Tiranës, Shqipërisë.

I ftuar në emisionin Pa Protokoll mbrëmjen e sotme, ai u shpreh se Kosova ka një shtet të vetë të pavarur dhe duhet t'i bëjë ballë vetë disa sfidave të saj, sigurisht dhe me mbështetje të Shqipërisë.