Ishte rrëmbyer para 2 javësh, biznesmeni Rruzhdi Hoxha gjendet i vrarë me armë zjarri në zonën e Qafë Mollës! Trupi i pajetë ishte groposur

6 Nëntor 2021, 13:09 | Përditesimi: 6 Nëntor 2021, 13:18

Prej dy javësh ishte shpallur i zhdukur nga familjarët e tij, por biznesmeni i inerteve në Kamëz është gjetur i vrarë në zonën e Qafë Mollës në Dajt. Rruzhdi Hoxha ishte vrarë me armë zjarri dhe më pas trupi ishte groposur nga autorët për të humbur gjurmët. Nuk dihet ende se kush është autori dhe se cilat kanë qenë motivet e ngjarjes, por dyshimet kryesore të policisë bien mbi mikun e  tij me precedent penal, Fredi Rrushi, i cili është arrestuar nga policia pasi kërkohej nga autoritetet italiane.

r.k./Shqiptarja.com