Iu bashkua protestës poshtë ballkonit të Berishës, Bardhi: Bashkë në betejën kundër Ramës! Ligjin për Komisionet Hetimore e çojmë në Kushtetuese

6 Shkurt, 15:26

Të hënën pasdite Gazmend Bardhi iu bashkua për herë të parë protestës poshtë shtëpisë së Berishës, dhe la të kuptuar se nuk do të jetë hera e fundit. Nuk dha dot përgjigje të drejtpërdrejtë nëse me këtë veprim, njëjtë si miliantët poshtë ballkonit të Berishës, e njeh atë kryetar, por tha se i bashkon ideali kundër regjimit të Ramës.