Iu rrit rroga me 50 mijë lekë, mjekët specialistë: Ndihemi më të motivuar në punë

11 Maj 2023, 12:04

Që prej muaji prill, mjekët specialist marrin 50 mijë lekë më shumë. Kjo, sipas mjekëve është një vlerësim dhe një mënyrë për t’u ndierë të motivuar në punë, në një kohë kur shumë mjekë zgjedhin që të lënë vendin, më së shumti drejt Gjermanisë.

“Si një mjeke specialist, ndihem e nderuar që të punoj në një spital në kushte optimale dhe me një pagë që vlerëson profesionin tonë".