Jashtë funksionit prej kohësh, digjet një lokal në Urën e Dajlanit në Durrës

25 Janar, 09:49 | Përditesimi: 25 Janar, 09:49

Një zjarr përfshiu orët e vona të natës një lokal në zonën e Urës së Dajlanit në Durrës.

Lokali ishte i mbyllur dhe nuk funksiononte prej kohësh. Zjarrfikësit kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë shuar flakët. Fatmirësisht nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Drejtuesit e zjarrfikëseve bëjnë të ditur se zjarri është shkaktuar një shkëndijë në rrjetin elektrik.

I.M/Shqiptarja.com