Java e fundit e Kuvendit, PS e opozita në limite për ndryshimet e Kodit Zgjedhor! Palët ende në diskutime

22 Korrik, 21:32

Edhe pse kjo është java e fundit e parlamentit deri kur ligjvënësit të kthehen sërish në shtator, palët janë ende në diskutime për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.  Sërish në limite, mazhoranca dhe opozita duhet të dakordësojnë për të çuar në Kuvend një draft të përbashkët i cili duhet të reflektojë me domosdoshmëri dy vendimet të Gjykatës Kushtetuese, atë për herësin dhe votën e diasporës. Për shkak të axhendës së ngjeshur, këtë javë parlamenti do të shtrihet në dy ditë, të enjten dhe të premten.

    No videos found.