Javën tjetër Rama në Abu Dabi, firmoset marrëveshje trilaterale mes Emiratave të Bashkuara - Italisë e Shqipërisë për linjën e transmetimit nënujor

8 Janar, 13:38

avën e ardhshme Shqipëria do të firmosë një marrëveshje trilaterale mes Emiratave të Bashkuara  - Italisë e Shqipërisë për linjën e transmetimit nënujor.

Marrëveshja do të firmoset javën e ardhshme në Abu Dabi. Lajmi u zbulua nga kryeministri Edi Rama dhe zv/kryeministrja Belinda Balluku në konferencën me median për uljen e çmimit të energjisë.

Edi RamaMarrëveshje trilaterale që do të vendosë themelet e Shqipërisë aktor në politikën energjetike europiane në dekadën e ardhshme por për dekadën e ardhshme do jua lëmë juve që administroni, e ta bëni bukur sic bëni punën tuaj'

Belinda Balluku: “Nga data 15 do të kemi një marrëveshje trilaterale mes Emiratave të Bashkuara  - Italisë e Shqipërisë për linjën e transmetimit nënujor. Atëherë mund të themi që Shqipëria do të jetë kontributore në linjat e transmetimit europiane”