'Jemi duke bërë gjëra me njëri-tjetrin', Blinken: Partneriteti me Shqipërinë më i fortë se kurrë

15 Shkurt, 18:24

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, gjatë konferencës për shtyp nënvizoi se Shqipëria dhe SHBA kanë marrëdhënie të jashtëzakonshme. 

“Kryeministër Edi, ju falënderoj shumë që na keni mirëpritur këtu, por dhe për ngrohtësinë dhe për substancën dhe bisedën tonë të drejtpërdrejtë dhe të sinqertë. “Nëse dikush nuk ka mundësi të përjetojë kënaqësinë, ne kemi mundësinë ta ftojmë sërish”. “Dhe kur dielli shkëlqen dhe kur nuk bie shi, është një mik i rëndësishëm”. Kjo është diçka që nuk mund t’ua shpreh sa duhet që është tribut.

Ky partneritetet mes dy vendet tona është më i fortë seç ka qenë ndonjëherë dhe marrëdhënia për ne kritike për të adresuar disa çështje, që janë vendimtare për dy popujt tanë dhe kjo është një rrugë me dy kalime. Jemi duke bërë gjëra me njëri-tjetrin dhe për njëri-tjetrin, dhe si aleat kyc i NATO dhe një zë kyç në KS të OKB ne kemi marrëdhënie të jashtëzakonshme me Shqipërinë”, tha ai.