Kryetari i Partisë Bashkimi Popullor i Pensionistëve, Selami Jenisheri, deklaroi sot në studion e Report Tv se Partia Demokratike nuk e kishte njoftuar për prezantimin e sotëm të koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
I ftuar në ‘Sot, Live në Shqipëri” të moderatorit Nertil Agalliu, ish-deputeti teksa theksoi se partia e tij ka 25 mijë vota që prodhojnë 3 mandate deputetësh, deklaroi edhe se i ka kërkuar Sali Berishës përfshirjen e emrit të tij në listat e mbyllura. Në të kundërtën ai do mblidhte Kryesinë e partisë për të marrë vendim.



















