Deklaroj me përgjegjësinë të plotë që Shqipëria nuk plotëson sot asnjë kriter”. Ky ishte komenti i drejtuesit të Partisë Demokratike Sali Berishës nga arresti i shtëpisë për ditën historike të negociatave me Bashkimin Evropian.
“Nuk plotëson në radhë të parë kriterin e zgjedhjeve të ndershme. Është vendi i vetëm në Europë me persekutim të liderëve të opozitës. Shqipëria është narko-shteti i parë dhe i vetëm në Europë”, tha Berisha.