Kalimi në Pikën Kufitare të Morinës, përgjatë 9 muajve të vitit e lehtësuar, ministrat Balla e Sveçla nënshkruajnë marrëveshjen

13 Prill, 09:25 | Përditesimi i fundit: 2024-04-13 15:42:21

Qytetarët e Shqipërisë dhe ata të Kosovës, do të kalojnë përmes pikës kufitare të Morinës me procedura të shpejtuara përgjatë 9 muajve të vitit dhe në fundjavat e festave. Protokolli i rishikuar u firmos në Tiranë nga Ministri i Brendshëm Taulant Balla dhe Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla.