Kanabis në 4 ambiente, pamjet nga operacioni antidrogë në Rrilë! Arrestohen babë e bir dhe një punonjës i OSHEE

27 Janar, 10:24 | Përditesimi: 27 Janar, 10:24

Pamjet nga operacioni antidrogë në Rrilë të Lezhës tregojnë shtëpinë e barit brenda një qendre biznesi, në katin e poshtëm të përdorur si magazinë.

Policia ka vënë në pranga babë e bir, të kapur në flagrancë dhe një punonjës të OSHEE-së. Gjithashtu janë vendosur nën hetim 4 punonjës të OSHEE-së për shpërdorim detyre.

I.M/Shqiptarja.com