Kandidati i Berishës për këshillin Bashkiak në Tiranë paralajmëron pushime nga puna: S’do mbajmë aktivistë dhe spiunë

24 Prill 2023, 22:53

Kandidati për këshilltarë bashkiakë i koalicionit Meta-Berisha, Gentian Kaprata ka paralajmëruar për shkarkime nga puna në Bashkinë e Tiranës, nëse fitojnë në 14 maj. Ai i etiketoi “spiunë” dhe “aktivist”, sipas së cilit do të shkarkohen me patjetër nga puna.

“Do mbajmë spiunë në punë? Ca është aktivist dhe spiunë. Nëse nuk është në shërbim të qytetarit, pa tjetër që do iki nga puna, po shkelet ligji, asnjë urbanist po zbardhin leje se e dinë që do ikin. Nga puna do ikin ata që kanë shkelur ligjin. Rrinë kot dhe marrin 5 pensione”, tha Kaprata në emisionin “5 pyetje nga Babaramo” në Report Tv.

  •