Kaosi dhe grushtet në Kuvend! 5 deputetë të Berishës përjashtohen me 10 ditë! Korreshi me 3 ditë, ‘falet’ Gështenja! Rithemelimi zhvendosi dhunën te ‘Etika’

31 Tetor 2023, 21:11

6 deputetë të opozitës u përjashtuan pas skenave të dhunshme të seancës së ditës së hënë në parlament. Mbledhja për përjashtimet u zhvillua po mes kaosit, pasi deputetët e opozitës hynë në sallë dhe prishën mikrofonat e nuk lejuan zhvillimin e saj. Konkretisht janë përjashtuar me 10 ditë deputetët Gazment Bardhi, Bledion Nallbatit, Flamur Noka, Edi Paloka dhe Albana Vokshi. Ndërkohë me 3 ditë është përjashtuar Saimir Korreshi