Kaosi i grupit të Berishës në Kuvend, Rama: Nuk negociojmë me ‘non-grata’! S’mund të formojnë komisione hetimore bazuar në thashetheme

24 Nëntor 2023, 14:38

I pyetur nga gazetarët për kaosin e shkaktuar nga disa prej deputetëve të opozitës të cilët kërkojnë ngritjen e komisioneve hetimore, Rama tha se nuk do të ketë negociata të mazhorancës me një person të shpallur non-grata.

"Nuk negociojmë me non-gratë dhe me asnjë zëdhënës të non-gratës. Këtë e kemi thënë që ditën e parë dhe nuk është e re. Non-grata dhe zëdhënësit e tij që kanë marrë përsipër që për një hall krejtësisht personal me drejtësinë e re të kthejnë parlamentin në një shesh për të bërë përshesh dhe i gëzohen faktit që ndezja deri dhe e flakës në sallën e parlamentit merr dhenë në të gjithë mediat e huaja. Kjo sjell gjë tjetër përveç shkarravitjes së imazhit të Shqipërisë. Janë në të drejtën e tyre të bëjnë zgjedhjet e tyre, parlamenti ka rregullat dhe kufizimet e veta”- u shpreh Rama.