Kaosi në Kuvend/ Në 3 muaj, 29 deputetë të përjashtuar! Bardhi, ‘më i ndëshkuari’, e ndjek edhe Nallbati! Noka rrezikon ndëshkim me rregulloren e re

7 Janar, 15:28

Në 3 muaj aksion në parlament, 29 deputetë të opozitës janë përjashtuar nga Sekretariati i Etikës. Më i ndëshkuari prej tyre rezulton Gazment Bardhi, ndërsa ndiqet nga Flamur Noka që rrezikon edhe përjashtimin 60 ditor për shkak të seancës së fundit të vitit të shkuar. Opozitarët kanë paralajmëruar që kaosin do ta vijojnë edhe në sesionin e ri të Kuvendit që nis më 15 janar.