Kaosi në Parlamentin shqiptar (30 tetor 2023)

31 Tetor 2023, 07:30 | Përditesimi i fundit: 2023-10-31 07:30:51

Ashtu siç kishin paralajmëruar Sali Berisha i akuzuar për korrupsion në çështjen e privatizimit të Klubit Partizani, i cili nuk paraqitet në gjykatë dhe në masë sigurie “detyrim paraqitje”, bashkë me disa deputetë që e mbështesin zbatuan në Kuvend një skenar kaosi, duke bllokuar edhe këtë të hënë punimet. Anëtari i Kryesisë së PD-së Aldo Bumçi i ftuar tek “5 pyetjet” nga Ilir Babaramo në Report Tv u shpreh se situata është mjaftë e rëndë.