Venitet mbështetja, Berisha kuvend 'familjar' e me karrige bosh...' E braktis grupi i Bardhit e delegatët! Krah tij tani del e bija, Argita

2 Dhjetor 2023, 14:36 | Përditesimi i fundit: 2023-12-02 16:40:56

Çdo ditë e më tepër është e dukshme që Berisha po mbetet pa mbështetje. Të 17 deputetët e grupit të Gazment Bardhit nuk ishin të pranishëm në kuvendin kombëtar të mbledhur sot nga Sali Berisha. Ndërkohë në video që vijnë nga Kuvendi shumë karrige duken bosh, provë e faktit të pakundërshtueshëm: Se po vjen e humbet ndjeshëm terren.