Vijon me debat dhe me tone të larta seanca e sotme plenare. Deputeti i PD-së, Flamur Noka gjatë fjalës së tij në Kuvend deklaroi se mosbindja civile nga opozita do të vazhdojë, ndërsa shtoi se janë në Parlament për betejë.
Në fjalën e tij, Noka ka krahasuar kryeparlamentaren Elisa Spiropali si “Nafija” një personazh në filmin “Gjuetia e fundit”.
Ndërkohë Spiropali ironizoi Nokën duke i’u përgjigjur “Na kishe munguar në këtë foltore, i ke pak të vjetëruara këto metaforat”.