Keni ardhur për t’i hedhur molotov Komisionit Hetimor', Vokshi përplaset me Ndrecën te 'Sterilizimi': Rrugaç, kush je ti more

8 Tetor, 13:32

ërplasje të forta ka pasur mes Ndrecës dhe Vokshit ditën e sotme në komisionin hetimor për “Sterilizimin”. Kryetarja e Komisionit Albana Vokshi ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së nënkryetarit Plarent Ndreca, iku tha se në Komision nuk është vendi për të përdorur fjalor rruge. Debatet në komision: Plarent Ndreca: E mira është që të qetësoheni sepse jeni të karikuar për luftë, keni ardhur për të vënë molotov. Nëse doni të bëni rrugaçin kjo është gjë tjetër. Albana Vokshi: Kujdes me fjalorin, si nuk të vjen turp, po flet më fjalor rruge. Plarent Ndreca: Sa herë të gënjeni do t'ju themi prap. Plarent Ndreca: Po më bënë presion, po bërë presion s'të njoh fare. Ti ti bësh presion mazhorancës s'ka shancë, më lini të flas. Albana Vokshi: Nuk flet këtu dot me fjalor rruge. Plarent Ndreca: Është shqipe e pastër Albana Vokshi: Ik shko dil në rrugë, shko tregoje aty tek PS-ja këtë fjalor. Plarent Ndreca: Më lini të flas me dhunë nuk fitoni gjë, ose jeni tek molotovi ose tek Kushtetuta, nëse keni ardhur të hidhni molotov në komision, harrojeni.

    No videos found.