Kërcënimet me veto, Rama dhe Mitsotakis përballen në Bruksel! Diskutimi mes tyre para fotos familjare

13 Dhjetor 2023, 21:41

Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij grek, Kyriakos Mitsotakis janë përballur në samitin mes Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bruksel pas kërcënimeve nga pala greke me veto për çështjen Beleri. Ata u shfaqën duke diskutuar me njëri–tjetrin përpara se të bënin foton familjare.