Kërkesa e Bardhit/ Çuçi: Çështjet për të cilat opozita kërkon debat janë ezauruar nga gjykatat

15 Prill, 16:43

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi edhe në përfundim të mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve ka deklaruar se nuk e mbështesin kërkesën e opozitës për mocion me debat, sepse çështjet për të cilat është kërkuar janë ezauruar nga gjyqësori apo edhe në komisione hetimore parlamentare.