Kërkesa për rritje pagash: Rama-gjyqtarëve: Nuk mund të keni rritje të përhershme, mos kërkoni qiqra në hell

8 Shkurt, 11:02 | Përditesimi: 8 Shkurt, 11:02

Kryeministri Edi Rama ka folur dhe njëherë për debatin me gjykatësit lidhur me kërkesën e këtyre të fundit për rritje të pagave. Rama tha se nuk do të ndodhë që gjyqtarët të marrin rritje të pagave mbi gjithë të tjerët duke përmbysur rendin.

Me një vendim të Këshillit të Ministrave, pagat  për 144 mijë punonjës të administratës u indeksuan me 2.5% Paga referuese për funksionet gjyqësore dhe të prokurorisë shkon 156.825 lekë/ muaj.

I.M/Shqiptarja.com