Deputetja Ina Zhupa kërkoi edhe një herë në Kuvend mocionin me debat lidhur me raportin e OLAF për fondet e BE-së për bujqësinë shqiptare. Zhupa kërkoi debatin për të gjetur mekanzimat se si të zhbllokohen fondet e IPARD për fermerët.
'Grupi i PD i nisur nga nja shqetësim pubklik dhe fakti që ju nuk e keni raportin nuk do të thotë se fermerët janë të pasponsorizuar. Ishin i vetmi burim oksigjen. E keni ulur financimin në 9% nga viti i kaluar. Që kur bujqësia është deklaratë politike? Ky është realiteti. Ju më thoni kur të merrni fjalën. Ju nuk na dhatë mundësi të marrim fjalën për bujqësinë. Nga 10 miliardë lekë që ishte vlera e masave kombëtare për prodhime bujqësaire është planifikuar 7.1 miliardë. I keni hequr mundësitë nga fondet e BE. Ish ministren e keni bërë këshilltare të kryeministrit. Kërkojmë të merren masa dhe nuk kërkojmë ti bëhet gjyqi Krifcës, le t'ja bëjë SPAK. Ne duam masa që të çliorohen findet e IPARD. Ka deklarata nga zëdhënës të komisionit europian se kush janë procedurat për të hapur fondet. Nuk mund të thoni që po bëjmë politikë me bujq