Kërpaçi në ‘5 Pyetjet’: Aleanca me PD-në mbaroi në fushatën elektorale të 25 prillit! LSI nuk është konsumuar

6 Dhjetor 2021, 22:55

Lëvizja Socialiste për Integrim tashmë ka dalë hapur se rrugët e saj me Partinë Demokratike janë ndarë që pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Ish-deputetja Floida Kërpaçi e ftuar në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’ tha se raporti me demokratët u ezaurua gjatë fushatës elektorale, pasi nuk pati asnjë dalje përballë qytetarëve si një aleancë e bashkuar.