Kërpaçi në Report Tv: Gjobat për Kryemadhin dhe Braimllarin për shkelje masash anti-COVID do ankimohen! Çdo largim nga LSI është pastrim, Rama në fundin e tij

23 Shkurt 2021, 18:57 | Përditesimi i fundit: 2021-02-26 12:57:26

Deputetja Floida Kërpaçi në një intervistë në Report Tv ka deklaruar se gjobat që janë vënë ndaj kryetares së LSI Monika Kryemadhi dhe deputetit Endrit Braimllari për shkelje të masave anti COVID gjatë takimeve elektorale, do të ankimohen. Kjo me arsyetimin se sipas saj janë vënë padrejtësisht.

“Ne ishim në lokal atje dhe në lokal nuk lejohet të mbash maskën në ambiente të brendshme. Ka shumë vendime gjtë pandemisë që ka një keqmenaxhim të pandemisë. Në këtë situatë ku jemi është dhe vaksinimi. Po diskutohet është diskutuar për të gjitha veprimet e mëtejshme për gjobat. Për ne këto skanë asnjëlloj gjëje. Këto bëhen kur ndjejnë frikën dhe presion dhe do humbasin. Për ne është e rëndësishme sepse dhe meidia e humb vëmendjen. Çdo makinacion që përdorin jo u vendos gjobë, jo kjo kurse qytetari shkon në shtëpi dhe mendon se çdo bëjë këtë muaj ku do e marrë gjobën”, tha ajo.