Kërpudha të mbushura nga zonja Albana

16 Qershor 2022, 11:55

Kërpudha të mbushura

Përbërësit:

  • 6 kërpudha të mëdha
  • 3 feta proshutë
  • ½ qepë e thatë
  • 1 thelpi hudhër
  • Mocarela
  • Majdanoz
  • Vaj ulliri
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Skuqim kërpudhat në pjesën e poshtme.

Bishtat e kërpudhave,qepën proshutën i kalojmë në blender veç e veç secilën.

Kaurdisim qepën derisa zbutet, shtojmë kërpudhat dhe proshutën, i rregullojmë shijen me erëzat.

Shtojmë djathin e grirë dhe i mbushim. I spërkasim me bimë aromatike