Omletë me kunguj
Përbërësit:
- 1 lgj miell gruri
- 1 lgj miell misri
- 2 vezë
- 1 fç djathë i grirë
- 1 kungull i grirë
- Ujë i gazuar
- Erëza dhe bimë aromatike
Përgatitja:
Fillimisht grijmë kungullin imët në rende. Rrahim vezët, shtojmë miellin, pak ujë të gazuar sa të krijohet një masë si qullë. Shtojmë erëza dhe bimë aromatike sipas dëshirës, dhe e trazojmë masën me kungullin e grirë. E hedhim omletën të piqet në një tigan të madh dhe e servirim menjëherë të ngrohtë.




















