Kunguj të skuqur krokant nga zonja Albana

29 Prill, 11:16 | Përditesimi: 29 Prill, 11:16

Kunguj të skuqur krokant

Përbërësit:

  • 1 kg kunguj
  • 1 shishe ujë me gaz
  • 1 filxhan i vogël niseshte misri
  • 1 filxhan i vogël miell gruri
  • 1 filxhan i vogël miell misri
  • 1 vezë
  • 1 lugë e vogël spec djegës
  • 1 lugë çaji spec i kuq pluhur
  • ½ lugë çaji piper i zi
  • Kripë sipas shijes

Përgatitja:

Kungujt pritini në feta të holla në formë rrathësh. Shtoni pak kripë dhe lërini 10 minuta. Hiqni pjesën e butë me fara në mes (opsionale, për më shumë krokantësi). Në një enë përgatisni brumin: përzieni vezën, ujin e gazuar, miellin, niseshten dhe miellin e misrit. Shtoni erëzat dhe kripën derisa të krijohet një masë e lëmuar, si brumë pak i trashë. Thani mirë kungujt me letër kuzhine dhe zhytini fetat në brumë. Skuqini në vaj të nxehtë derisa të marrin ngjyrë të artë dhe krokante dhe më pas vendosini mbi letër thithëse për të hequr vajin e tepërt.

MC/Shqiptarja.com