Këshillë opozitës për zgjedhjen e Presidentit? Meta: Nuk kam asnjë, ata kanë bërë krime që bëhen 1 herë në 100 vite

21 Maj 2022, 12:02
  • Presidenti Meta ripërsëriti sot akuzat ndaj disa përfaqësuesve të opozitës, të cilët sipas tij kanë bërë krime që bëhen një herë në 100 vite, duke iu referuar lënies së mandateve apo edhe bojkotit të zgjedhjeve.

    "Nuk kam asnjë këshillë për opozitën se ka bërë gabime fatale, pjesa kryesore e saj me ndërgjegje të plotë, një pjesë tjetër aq e pati thellësinë e gjykimit si ishte djegia e mandateve bojkotoi i zgjedhjeve e bojkoti i reformës në drejtësi. Këto nuk janë gabime por krime që nuk bëhen një herë në katër vjet, por një herë në 100 vjet. Nuk kam asnjë kuriozitet për procesin e zgjedhjes së presidentit të ardhshëm”, the Meta.