Këshilli i Mandateve shqyrton nesër kërkesën e SPAK për arrestimin e Sali Berishës, ish-kryeministri thërret protestë para kryesisë së Kuvendit

17 Dhjetor 2023, 12:41

Nesër në mesditë Këshilli i Mandateve mblidhet për të diskutuar kërkesën e SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e Sali Berishës. Si kundërpërgjigje, ish-kryeministri, i cili ende nuk ka deklaruar nëse do të jetë para anëtarëve të Këshillit të Mandateve për t’u mbrojtur, do të thërrasë protestën para kryesisë së Kuvendit