Këshilltarët e Doshit bëhen bashkë me Rithemelimin në Dibër, kërkojnë informacion për hidrocentralin e Skavicës! Dështon mbledhja e Këshillit Bashkiak

3 Maj, 19:01 | Përditesimi i fundit: 2024-05-03 19:13:08

“Skavica” ka sjellë përçarjen e parë politike në Dibër. Këshilltarët e PSD-së së Tom Doshit dhe një këshilltar i PS-së u bashkuan me kauzën e Rithemelimit dhe braktisën mbledhjen e këshillit në të cilën prisnin të gjenin kryebashkiakun Rahim Spahiu për të dhënë informacione mbi projektin e HEC-it.