Këshilltarët e PD debate në Këshillin Bashkiak të Tiranës, kërkojnë shkarkimin e Veliajt, nuk lejojnë kolegen e tyre të betohet

26 Shkurt 2025, 19:08 | Përditesimi: 26 Shkurt 2025, 19:08

Mbledhja për herë të parë që pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj e Këshillit Bashkiak të Tiranës u shoqërua me debate e tensione. Këshilltarët bashkiakë të opozitës kërkuan të diskutohet për arrestimin e Veliajt, shoqëruar me një kërkesë të tyre për shkarkimin e kryebashkiakut. Kjo solli mbylljen brenda pak minutash të mbledhjes dhe votimin pa asnjë diskutim të rendit të ditës.

r.k./Shqiptarja.com