Këtë javë raundi i dytë i bisedimeve në PD! Mbështetësit e Alibeajt nuk janë dakord me ‘primaret’ e Berishës

23 Tetor 2022, 17:40

Përgjatë javës së ardhshme, demokratët e dy palëve pritet të ulen sërish në tryezën e bisedimeve. Ndonëse parimisht ata janë dakord për daljen me një kandidat në zgjedhje, rruga sesi duhet të përzgjidhet kandidati për kryetar bashkie i ndan palët, e ky duket të jetë ngërcci më i madh në bisedimet Paloka-Bardhi.