Kikia: Opozita e paaftë të përfitonte politikisht nga dosja ‘McGongial’! Problem real nëse ish-zyrtari i FBI ka ndikuar për gjyqtarë në kalimin e Vettingut

29 Janar, 22:21

Analisti Mentor Kikia, i ftuar në studion e emisionit “5 pyetjet” me gazetarin Ilir Babaramo në Report Tv foli për hetimet që SPAK po kryen mbi dosjen “McGonigal” duke thënë se opozita ishte e paaftë ta kthente në përfitim politik përmendjen e kryeministrit Edi Rama në këtë çështje.