Kishte dal për pazar me motor, përplaset nga makina në Vlorë i moshuari, autori largohet nga vendngjarja

7 Nëntor 2021, 14:34 | Përditesimi: 7 Nëntor 2021, 14:34

Një aksident është shënuar mesditën e sotme në Vlorë, pasi një automjet ka përplasur një motor të cilin e drejtonte një i moshuar.

Autori është larguar menjëherë nga vendngjarja, ndërsa i moshuari është jashtë rrezikut për jetën. Në pamjet e siguruara nga Report tv, shihet i moshuari në gjendje të mirë shëndetësore, teksa rreth tij ka njerë që po mundohet ta ndihmojnë. Pranë tij ndodhet ambulanca, në mënyrë që të bëjë verifikimin e nevojshëm mjekësor.

KT/Shqiptarja.com