Kishte fshehur poshtë lavamanit të një lokali një armë zjarri me fishekë, arrestohet i riu në Vlorë

12 Nëntor 2021, 12:31 | Përditesimi: 12 Nëntor 2021, 12:31

VLORË- Policia ka vënë në pranga një 29-vjeçar, pasi kishte fshehur një armë zjarri me fishekë poshtë lavamanit në një qese të bardhë në një lokal në lagjen "Hajro Çakerri" në Vlorë.

Gjetja e armës u bë pas një kontrolli të rastësishëm të policisë, ndërsa arma e 29-vjeçarit M.Sh është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

r.k./Shqiptarja.com