KLGJ do vendosë për fatin e saj, kush është Irena Gjoka, gjyqtarja e dosjeve të bujshme ndaj politikanëve! 32 vite në drejtësi

20 Janar, 16:14 | Përditesimi: 20 Janar, 16:14

Disa prej dosjeve më të bujshme, kryesisht ndaj politikanëve, janë gjykuar në GJKKO nga Irena Gjoka. Nga dënimi i Fredi Belerit, masat ndaj Berishës e dhëndrit Malltezi, procesi ndaj Fatmir Mediut e deri te çifti Meta-Kryemadhi dhe ish-ministri Beqja kanë qenë apo janë në dorën e gjyqtares, fati i së cilës varet nga KLGJ nëse do të jetë apo jo në sistemin e drejtësisë.

    I.M/Shqiptarja.com